TURIN, ITALY - JANUARY 30: Juventus player Miralem Pjanic during a training session at JTC on January 30, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Max Allegri po bisedon me PSG për të pasuar në krye të kampionëve të Francës trajnerin Thomas Tuchel. Gjermani mund të largohet në fund të sezonit dhe vendin e tij mund ta zërë ish-tekniku i Juventusit.Le10sport.com dhe Sport shkruajnë se kalimi i mundshëm i Allegrit në Francë mund të ndikojë dhe në të ardhmen e Miralem Pjanic. Boshnjaku duket afër Barcelonës, por gjërat mund të ndryshojnë dhe 30-vjeçari t’i bashkohet ish-trajnerit të tij.

Torinezët mund të pranojnë diçka të tillë, pasi janë lodhur nga refuzimet e vazhdueshme të Arthurit. Braziliani nuk pranon shkëmbimin me Pjanic për të kaluar në Itali. Juventusi mund të shfrytëzojë momentin dhe të tentojë rrëmbimin e Marco Verratit. Italiani nuk ka luajtur kurrë në Serie A dhe joshet nga një ide e tillë.