Pas ndryshimit të vendimit për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh, ku u përfshinë të larguarit nga puna nga data 1 mars deri më 17 maj, Drejtoria e Tatimeve po dërgon mesazhe tek të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit që e përfitojnë pagën e lu ftës. Në mesazh, theksohet se në rast se punëdhësi nuk ka aplikuar deri në datën 5 qershor, atëherë paga e luftës do t’u shkojë automatikisht në llogarinë bankare.
“I/E Nderuar, (person i regjistruar me këtë numër celulari), Administrata Tatimore ju informon se jeni përfitues i masës prej 40.000 leke, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, pjesë e Paketës së zgjeruar të ndihmës financiare. Në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qenë i punësuar, nuk do të aplikojë brenda datës 05 Qershor 2020, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyre automatike. Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni: 0800 0002 Faleminderit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”, shkruhet në mesazh. Megjithatë, një mesazh i tillë lë pa përgjigje një pyetje… pse punëdhënësit duhet të aplikojnë, kur në çdo rast punonjësi e merr pagën e luftës?
Më herët kryeministri Edi Rama, ka bërë me bërë me dije se do të gjobiten të gjithë punëdhënësit që nuk aplikojnë për shpërblimin prej 40 mijë lekësh të punonjësve deri në afatin e përcaktuar.