Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku dëgjohen përjetime dhe histori të ndryshme nga personeli mjekësor i spitali Universitar të Traumës, ku vendi ndodhet përballë pandemisë së COVID-19. Teksa i ka cilësuar ata heronj të heshtur, kreu i qeverisë tregon se në muajt e fundit ky spital ka kryer 500 operacione. Mes rrëfimeve të stafit mjekësor është dhe ai i Volbonës, infermiere në Bari të Italisë, e cila po jep kontributin e saj në vendin tonë, pas mbylljes së kufijve.
MESAZHI I RAMËS #BukuriNjerëzore❤️ Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit?
Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj❤️ #RESPEKT❤️