Një dekret që deklaron fundin e shpërthimit të koronavirusit të Sllovenisë do të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji. Kryeministri Janez Jansa tha se vendi i tij kishte “statusin më të mirë epidemiologjik në Evropë”.
Sllovenia ka raportuar vetëm 35 raste në dy javët e kaluara.
Fundi zyrtar i epidemisë do t’i lejojë qytetarët e BE të kalojnë në pika të caktuara kufitare pa pasur nevojë për karantinë. Njerëzit nga vendet jo-BE ende do të përballen me një periudhë izolimi dy-javor.
Koha e dekretit lejon Slloveninë të pretendojë se është vendi i parë evropian që shpall fitoren ndaj Covid-19.