Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qen në kantierin e Aeroportit të Kukësit ku nuk ka hezituar që të lëshojë batuta për kritikët për sa i përket ndërtimit të aeroportit.

Duke ditur se një pjesë e madhe e të rinjve kuksianë kanë emigruar në Angli, Rama është shprehur se mezi pret që t’ju mundësojë që ata fluturimet t’i kryejnë direkt në aeroportin e qytetit të tyre.

“Mezi po pres ti ulim njëherë këtu ata nga Londra që më shajnë. Vdes për ata londinezët, ti sjell njëherë këtu tak. Nuk ka nevojë për heroizëm boll të më lejnë nonën rehat për heroizëm s’ka nevojë.” tha Rama.