Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për spitalin e ri rajonal të Kukësit. Rama ka parë nga afër punimet që janë drejt fundit.
“Përfundojmë brenda vitit Spitalin e ri Rajonal të Kukësit, një strukturë moderne e shërbimit shëndetësor, ku ndërthuret rindërtimi i objekteve ekzistuese me ndërtimin e një strukture të re, në qendër të korpusit spitalor të rajonit verilindor të Shqipërisë?”, shkruan Rama.