Edi Rama tha më herët se nuk ka marrë asnjë propozim nga Ilir Meta, sa i përket platformës së tij. Por Presidenti u shpreh se që platforma ka shkuar në dorën e Yuri Kim, ky është fakt. Kështu, Meta u tërhoqe nga ajo cka deklaroi para kamerave se platformën ia ka cuar edhe Ramës. Megjithatë presidenti e cilësoi kryeministrin si gënjeshtar.
“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt” – shkruajti Meta duke u tërhequr nga ajo që tha me zë se ia ka dërguar edhe qeverisë propozimin e tij. Pra, ku thekson se ia ka nisur vetëm ambasadës.
Por pasditen e së premtes, një tjetër reagim ka ardhur nga kryeministri.
“Që unë s’gënjej Ilir Meta e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar. Plus po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe Integrimi” – shkruan Edi Rama.