Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit, duke u përgjigjur të gjithë zërave kritikë me një video ku tregohen, sipas tij, punët e mira që janë bërë në gjithë këto vite në Tiranë dhe që fillimisht kanë hapur protesta nga po të njëjtët persona.
Në video paraqiten disa projekte të kryera në Tiranë që nga këndi i lojërave në Parkun e Liqeni, Sheshin Skëndërbej, Pazari i ri, Bulevardi i ri , Arena kombëtare, Kalaja e Tiranës, Unaza e Madje, Parkut Rinia. Rama thekson se të njëjtën persona që ishin kundër këtyre projekteve në fillim janë edhe sot kundër Teatrit Kombëtar, por ai do të ndërtohet pasi Tiranën nuk e ndal dot kush.