Fillimi i vitit 2020 shënoi një kthesë të rëndësishme në përpjekjet për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Opozita e bashkuar, tashmë jashtë parlamentit dhe çdo institucioni u ul në tryezë me mazhorancën, me synimin për të krijuar këshillin politik i cili do plotësonte një nga kushtet e Bundestagut, ndryshimin e Kodit Zgjedhor.Por teksa fundi po afron, rruga drejt konsensusit duket ende larg. Depolitizimi i administratës, financimi i partive dhe listat e hapura ishin pikat që fillimisht sollën mosmarrëveshje mes palëve.
PALET NUK BIEN DAKORD PËR:Depolitizimin e administratës zgjedhore.Procesin e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor.Financimin e partive politike.KËRKESAT E PARTISË DEMOKRATIKE:Depolitizim të pjesshëm të administratës zgjedhore.Ankimimi të bëhet nga gjyqtarë që nuk janë në prces vetingu.Partitë të marrin nga privatët jo më shumë se 50% e të gjithë buxhetit.
KËRKESAT E MAZHORANCËS:Riformatim të KQZ, komisionerët të mos emërohen nga partitë. Gjyqtarët e Kolegjit të kalojnë vetingun.Financim miks të partive politike.
E sikur mos mjaftonte ngërçi i krijuar, pandemia globale COVID-19 i dha një tjetër goditje veprimtarisë së këshillit politik. Ndonëse u tha se do kishte komunikim online, puna u ndërpre për rreth dy muaj, duke vënë sërish në rrezik realizimin në kohë të ndryshimeve të kodit zgjedhor.Pas rikthimit në tryezë, e vetmja pikë që dakordësuan palët ishte se ndryshimi i sistemit do të lihej për një moment të dytë. E vetmja që vazhdonte t’i qëndronte fort kësaj pike, ishte Rudina Hajdari.
Konsensusi u vendos edhe njëherë në rrezik pas shembjes së Teatrit Kombëtar. PD-LSI braktisën tryezën e reformës zgjedhore. Edhe njëherë u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që palët mos të ia linin fatit punën e nisur në fillim të vitit për reformën zgjedhore. Pas disa letrave nga mazhoranca, opozita i dha fund bojkotit. Ditën e martë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Dy palët janë zotuar për të disatën herë që ta mbyllin reformën brenda 31 majit, teksa afati i komisionit nga parlamenti është deri në fund të qershorit