Rikthimi i opozitës në tryezën e këshillit politik pas një ndërprerje 2-mujore për shkak të pandemisë së Covid- 19 ka prodhuar të parin konsensus, atë për përfundimin e Reformës Elektorale brenda 31 Majit.

Ashtu siç u dakordësua edhe ditën e djeshme, mbledhja e ardhshme e tryezës së përfaqësuesve politik (Gjiknuri, Bylykbashi, Hajdari, Vasili) dhe grupit të ekspertëve për Reformën Zgjedhore mbahet nesër ora 10:30 tek Pallati i Kongreseve.

Opozita dhe Rudina Hajdari kërkon dje që takimet të bëheshin përballë fizikisht dhe jo më online dhe shumica ka pranuar.