onaldo Luís Nazário de Lima, i njohur shkurt me nofkën “Fenomeni”, një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe fituesi i dy Topave të Artë (1997 dhe 2002), foli për këtë çmim të çmuar me Alessandro Del Piero.Ai dha listën prej pesë lojtarësh, që, sipas tij, padrejtësisht nuk u është akorduar ky çmim prestigjioz.Për “Fenomenin”, ky është një nga çmimet më të veçanta që një futbollist mund të fitojë individualisht, edhe pse e kupton vështirësinë nga ana e jurisë në zgjedhjen e një lojtari të vetëm.“Nuk është e lehtë të zgjedhësh. Del Piero, Totti, Maldini, Raúl González … dhe gjithashtu Roberto Carlos. Sepse ai ishte pas meje dy herë në votim. Mendoj se këta lojtarë e meritonin “Topin e Artë”, i tha ai De Pieros në Instagram.
Raúl ishte shumë pranë fitimit të ‘Topit të Artë’ në vitin 2001, por Michael Owen e privoi atë nga ky çmim pasi fitoi Kupën UEFA, Kupën e Ligës dhe Kupën e Anglisë, tituj që e anuan peshoren për lojtarin e Liverpoolit.Paolo Maldini ishte gjithashtu shumë afër për ta fituar atë dy herë (ai ishte pas Stoichkovit dhe Baggios në vitin 1994 dhe në 2003 pas Nedvedit dhe francezit Henry).Del Piero dhe Totti, ndërkohë, kurrë nuk kanë qenë në podium, megjithëse të gjithë tifozët, sikurse vetë Ronaldo, i mbajnë mend si lojtarë të mëdhenj të futbollit.