Në aksin rrugor Berat-Çorovodë ka pasur orët e fundit rënie gurësh.Siç shihet edhe nga fotot, që ka publikuar Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor dhe kompania e mirëmbajtjes ndërhyri për të larguar gurët nga rruga.
POSTIMI I ARRSH:Udhëtoni me kujdes në ditë me shi.Në aksin rrugor Berat-Çorovodë pati rënie gurësh.Kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë me mjete e punëtorë dhe bëri të mundur pastrimin e rrugës.