Papa Françesku i bëri thirrje adhuruesve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit gjatë pjesëmarrje në shërbesat fetare.“Në disa vende kanë rinisur festimet liturgjike, ndërsa në të tjera ky hap është ende nën shqyrtim”, tha ai.“Ju lutemi, le të ndjekim udhëzimet që na janë dhënë për të mbrojtur shëndetin e secilit”, shtoi papa Françesku.

Papa pritet të mbajë nesër një meshë në bazilikën e Shën Pjetrit, në nder të Gjon Palit II, ditëlindja e 100-të e të cilit është nesër, më 18 maj.Megjithatë, kjo do të ndodhë me dyer të mbyllura, ku do të marrin pjesë vetëm disa priftërinj.