“Shikoni këtë video dhe le të përpiqemi së bashku të shkojmë përtej zakonit për të kuptuar se legalizimi i dr ogave të lehta në fakt është një akt i fuqishëm ant im afie. Në këta shalqinj nuk ka as tul të butë, as lëng të kuq e as fara. Në ta fshihen kilogramë të tërë me mar ijuanë, të futur në një mënyrë gati perfekte brenda. Vetën përmes një vrime të vogël kanë nxjerrë gjithë tulin e frutit dhe më pas prej andej kanë futur dr ogën.

Legalizimi i ma rijuanës dhe has hashit do t`i jepte një goditje të rënë traf ikut të dro gës, do të ishte një përfitim për shtetin dhe kursim në të njëjtën kohë. Duke administruar shitjen e kan abisit dhe derivateve të tij, shteti mund të mbledhë deri në 6 miliardë euro në vit. Me ndryshimin e ligjit, kostot rendit publik dhe sigurisë gjithashtu do të ulen me pothuajse 800 milionë euro në vit. Së fundmi, sipas Coldiretti-t, legalizimi i mar ijuanës do të çonte në krijimin e 10,000 vendeve të reja të punës. Dhe ku ka punë, m afia është më e dobët.

Legalizimi është i përshtatshëm dhe është një veprim shumë i fuqishëm antim afia. Pse nuk adresohet konkretisht çështja?”, shkruan gazetari i maf ias në Itali, Roberto Saviano.