“Epidemiologët në Durrës po vijojnë të marrin shpërblimin e parashikuar sipas vendimit të Qeverisë, sipas punës së kryer me identifikimin e rasteve me COVID19”. Drejtuesja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Durrës Aurora Hyka ka reaguar pas kërkesës së Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë së Durrësit, për shpërblimin për përballjen me pandeminë COVID 19.
“Epidemiologet kanë bërë një punë të jashtëzakoneshme në terren dhe dua të vleresoj punën e madhe të ekipit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës. E vërteta është se epidemiologët janë konsideruar patjetër si pjesë e ekipeve mjekësore në vijën e parë dhe si të tillë janë trajtuar nga vendimi i qeverisë për shpërblimin në këtë situatë epidemie dhe nuk ka asnjë diferencim në pagesë në Durrës krahasuar me zonat e tjera. Pagesat janë marrë dhe po vijojnë të merren në vazhdimësi”, tha Hyka
Home Lajme Aktualitet Shpërblimi për punën me COVID19, Njësia e Kujdesit Shëndetësor Durrës: Vijon pagesa...