Sara Hoxha ka qenë mjaft aktive në Instagram në këtë periudhë izolimi, të cilën po e kalon pranë partnerit të saj Ledri Vulës. Bukuroshja e Instagramit, publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria, madje së fundi, videot e saj me Ledrin në TikTok kanë thyer internetin. Por në një foto të fundit, Sara ka lënë të kuptohet se mund të ketë kryer një ndërhyrje estetike në fytyrë. Është një fans që vë re ndryshimin e saj, duke i shkruar në koment:

“Ke bërë buzët se s’ka mundësi? Sara ia kthen menjëherë përgjigjen, përmes së cilës duket sikur e pranoi që ka bërë buzët: “E mo mirë se s’ka ndonjë gjë të keqe!”

Fansat e pëlqejnë Sarën për sinqeritetin e saj, por ajo gëzon edhe mbështetjen e prindërve të reperit. Ende nuk i dimë planet e çiftit, por prindërit e Ledrit kanë shpresa që dashuria e tyre të kurorëzohet shumë shpejt në martesë. Nëna e Ledrit, Xheraldina u shpreh se më shumë nga të gjithë, është babai i reperit Agroni, ai që dëshiron një dasmë për të birin.

“Sara është një vajzë shumë fisnike. Shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e Sarës. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri qëndron me ne një ose dy orë, ndërsa Sara rri me ne më gjatë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”, – tha Xheraldina Vula, në një intervistë për Rudinën pak ditë më parë.