Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se në Shëngjin ka plazhe publike për pushuesit.
Në një intervistë për “Summer Time Show” në ABC News, Ndreu u shpreh se këtë vit, është rritur me 15 përqind numri i turistëve të huaj.
Ndreu shtoi se dy mijë apartamente në Shëngjin janë blerë nga shqiptarë të Kosovës.
Deri diku ia kemi falë të krijojmë klimë të mirë. Ne bëjmë takime me biznesin, marrim shqetësime, është marrëdhënie që ka dhënë produkt. Produkti është pastërtia, kemi menaxhim korrekt. Plazhet bosh janë më pak të frekuentuara. Janë pak persona që kërkojnë plazhe publike. E gjitha kjo është bosh, ka mjaftueshëm vende për të pushuar me këdo. Jemi duke adresuar edhe problematika me stacionet e plazhit. Është rritur me 15 përqind numri i turistëve të huaj. Në Shëngjin, kryesisht vijnë nga Gjermania, Italia, Polonia dhe Çekia. Kemi krijuar lehtësira të nevojshme, të mos ta gjejnë bashkinë si një vend që nuk hapet. Shëngjini ka të gjitha kategoritë e turizmit”, theksoi ai.










