Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se më në fund, dokumenti i pronësisë do të merret vetëm nëpërmjet celularit apo kompjuterit në pak minuta, duke i dhënë fund pritjeve dhe korrupsionit.
Në një komunikim me publikun a tha se më në fund mbaroi kaluari 30 vjeçar.
“A E BESONI DOT QË MBAROI KALVARI 30 VJEÇAR I HIPOTEKAVE DHE FALË #REVOLUCIONITDIGJITAL2020, DOKUMENTI I PRONËS DO TË MUND TË MERRET PA LËVIZUR NGA SHTËPIA OSE NGA CELULARI APO KOMPJUTERI MË I AFËRT, NË VETËM PAK MINUTA?!
E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t’i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!
Do të mjaftojë tashmë një klik në e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë
Sistemi sapo është “ndezur” dhe lutja ime për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi, pak durim nëse hasni në vështirësi gjatë marrjes së shërbimit
Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t’i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë (Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim – pa radhë, pa vonesë, pa rryshfet)”, shpjegoi Rama në Facebook.