Hapen sot aplikimet për Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi për vitin 2020.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural,(AZHBR) bën të ditur se, fermerët dhe agropërpunuesit nga sot deri në datë 19 Qershor kanë mundësi të kryejnë aplikimet online, në platformën e-Albania përgjatë 24 orëve nga data e hapjes.
Fermerët aplikojnë këtë vit vetëm me kartën e identitetit dhe numrin e NIPT-it, me zero dokumente.
Skema Kombëtare financon 7 masa: Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar. Masa 2: Bletaria. Masa 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik. Masa 4: Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike. Masa 5: Mbështetje për fermat organike. Masa 6: Certifikimi Global Gap. Masa 7: Investo në agroturizëm dhe përfito 50% financim.
Objektivi kryesor i financimeve të qeverisë përmes Skemave Kombëtare, është nxitja e sipërmarrësve të vegjël në zonat rurale për rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, me impakt në përmirësimn e ekonomise fermere dhe ngritjen e bizneseve sipas standardeve më të mira.