Kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca e ka cilësuar sot si thelbësore rifillimin e punës nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore.

Ai ka nënvizuar se është thelbësore që reforma të mbështetet nga të gjithë aktorët politikë.

Sipas tij, kjo është në interesin më të lartë të Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian.

“Thelbësore që Këshilli Politik ndërpartiak të rifillojë punën për Reformën Zgjedhore, madje edhe në këtë periudhë të vështirë të COVID-19”, ka apeluar Soreca.

“Thelbësore që reforma të mbështetet nga të gjithë aktorët politikë në interesin më të lartë të Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian”, ka thënë Soreca.