Pritet që shumë shpejt spitali “Shefqet Ndroqi” të zbrazet nga pacientët me Covid-19 dhe t’i kthehet normalitetit.
Momentalisht në spital janë vetëm tre persona të shtruar me Covid-19.
Ndërkohë të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 745.
Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Ditën e sotme u shënuan 17 raste të reja, duke e dërguar numrin total të infektuarve në 933.
Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.