Një studim i ri i publiuar këtë muaj ka arritur në konkluzionin se koronavirusi nuk ka dalë nga një laborator, por është sjellë nga njerëzit në tregun e kafshëve në Vuhan.

Shkencëtarët që po studionin si të ndalojnë pandemitë në të ardhmen, thanë se virusi që shkakton Covid-19 ishte përshtatur më herët për transmetim njerëzor dhe u ‘importua’ në tregun famëkeq nga njerëzit.

Studiuesit thonin se tregu u dekontaminua shpejt pas shfaqjes së virusit, prandaj nuk është e mundur të përcaktohet saktë sesi ai kaloi nga lakuriqët e natës te njerëzit.

Dokumenti i titulluar “SARS-CoV-2 ishte i përshtatur për njerëzit”, u hartua nga Shing Hei Zhan, Benjamin Deverman e Yujia Alina Chan, dhe tashmë pret vlerësimin e komunitetit shkencor.

Grupi bënte një krahasim të koronaviruseve duke marrë si shembull SARS dhe atë që dimë për Covid-19.

Në përmbledhjen e tij thuhej: “Ne u surprizuam kur zbuluam se SARS-CoV-2 (Covid-19) i ngjan SARS-CoV në fazën e fundit të epidemisë së vitit 2003, pas krijimit të disa përshtatjeve për transmetim njerëzor”.

“Observimet tona sugjerojnë se kur SARS-CoV-2 u zbulua fillimisht në fund të 2019, ai ishte i përshtatur paraprakisht për transmetim nejrëzor, në një masë të ngjashme me fazat e fundit të epidemisë SARS-CoV. Shfaqja e papritur e një infeksioni tejet ngjitës si SARS-CoV-2 përfaqëson një shkak serioz shqetësimi, që duhet të motivojë përpjekje të koordinuara ndërkombëtare në parandalimin e ri-shfaqjes së tij në një të ardhme të afërt”.

Dokumenti është publikuar në rrjetin biorxiv.org, dhe thotë si konkluzion se është ende shumë e hapur pyetja nëse koronavirusi ka lindur në tregun e kafshëve në Vuhan.

Autoritetet kineze kanë thënë se mostrat e tij të para u zbuluan në kafshët e shitura në treg. Por gjurmimi i kalimit të sëmundjes nga një specie të tjetra, tregon se “virusi u importua në treg nga njerëzit”.

Studiuesit analizuan mostra të mbledhura nga tregu në janar 2020 dhe zbuluan ndryshime të thella me ato të fillimit të epidemisë SARS në vitet 2002-2004.

“Kjo e bën të vështirë gjurmimin e Covid-19 nga 70 mostrat e mbledhura në tregun e kafshëve të egra. Por ato sugjerojnë se ka pak gjasa që koronavirusi të ketë lindur në një pritës të ndërmjetëm mes kafshëve”.