Reperja e njohur Tayna ka thyer karantinën, dhe është nisur drejt Zvicrës. Ka qënë vetë reperja e cila ka publikuar në ‘Instastory’ video nga aeroporti i Zyrihut apo dhe nga udhëtimi në avion.
“Ncncnc a ka kufij more, a ka koronë për ty?” e pyet menaxheri i saj, ndërsa Tayna shkruan: Për dikë po, për dikë jo.
Tayna shoqërohet nga mikesha e saj. Kjo e fundit postoi një video në ‘Instastory’ ku shfaqet së bashku me reperen e cila mban dhe një maskë.
Por cila ka qenë arsyeja që e bëri Taynën të marrë këtë vendim për të lëvizur në kohë të vështira? Sipas Prive.al Tayna ka udhëtuar për të nisur xhirimet e klipit të saj më të ri.