Përmes një video postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar zyrtarisht se mbledhja e Këshillit Bashkiak për planet e Teatrit do të bëhet të hënën në orën 11.00. Teksa, rendit listën e gjatë të gjithë veprave madhore publike që transformuan kryeqytetin këto 5 vite, Veliaj thekson se kjo video DUHET parë si një dëshmi, për të kuptuar çfarë po vendosim e pse kundërshtohet nga të njëjtët njerëz që kanë zgjedhur të bllokojnë çdo punë të mirë të Tiranës.

“Të hënën ora 11 do t’i prezantoj Kësh. Bashkiak planet për Teatrin e Ri. Por, kjo video DUHET parë si një dëshmi, për të kuptuar çfarë po vendosim e pse kundërshtohet nga të njëjtët njerëz që kanë zgjedhur të bllokojnë çdo punë të mirë të Tiranës! Ju pres të hënën! FORCA!”, shkruan Veliaj.