Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjithë ato familje që kanë pësuar dëme nga tërmeti.
I pyetur nga Lorenc Vangjeli në “JAVA në RTSH”, Veliaj theksoi se gara hapet javën tjetër për shtëpitë dhe deri vitin tjetër ne do kemi kompletuar 870 shtëpi individuale për zonën e fshatit, ndërkohë që me shpejtësi do të ecë puna edhe për lagjet e reja.
“Pandemisë disa procese juridike sicc është noterizimi nuk kanë qenë të hapura; tani që noterët janë hapur, gara hapet javën tjetër për shtëpitë dhe deri vitin tjetër ne do kemi kompletuar 870 shtëpi individuale për zonën e fshatit.Ndërkohë ne prezantojmë javën që vjen me kryeministrin planin për 5 Majin, që është fundi, nga Medreseja shkon poshtë te Bregu I Lumit ku ka një pronë të madhe Bashkia që do e vërë në dispozicion të kësaj lagjeje, Autotraktorët dhe Kombinatin. Pra, do kemi një mundësi të ecim shumë shpejt”, theksoi Veliaj.