Një person i verbër ndodhet i vetëm në shkretëtirë. Ai ka me vete 4 pilula të të njëjtës madhësi dhe formë; 2 të kuqe dhe 2 blu. Për të mbijetuar, i verbri duhet të marrë 1 pilulë të kuqe dhe 1 blu. Çdo kombinim tjetër i pilulave do t’i sillte atij vdekje të menjëhershme. Si do të veprojë personi në fjalë për të marrë saktësisht 1 pilulë të kuqe dhe 1 blu, pa rrezikuar jetën e tij?

U menduat? … PERGJIGJE: Personi i verbër duhet të ndajë secilën nga pilulat në gjysmë dhe të pijë 1 gjysmë nga secila prej tyre. Kështu, do të formohet 1 pilulë e kuqe dhe 1 blu e plotë për ta shpëtuar!