Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është qenësore për demokracinë në Kosovë, që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur nga presionet.Në një konferencë për media të mbajtur të premten, Thaçi ka thënë se është rëndësishme që kjo Gjykatë të punojë pa presione, as nga shoqëria civile, as nga partitë dhe e as nga bashkësia ndërkombëtare.
“Askush nuk ka të drejt të pretendoj të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësueseve të popullit dhe deputeteve që janë të përfaqësuar në Kuvendit e Kosovës” , ka thënë presidenti.Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti që njëherësh është edhe kryeministër në detyrë i Kosovës, e ka përsëritur disa herë gjatë ditëve të fundit se qeveria në detyrë do ta vazhdojë punën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Kosova gjatë kohës së pandemisë është përfshirë edhe nga kriza politike, pasi Kuvendi i Kosovës më 25 mars e rrëzoi qeverinë e Kurtit, përmes një mocioni të paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar, Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës si mandatar për formimin e qeverisë së re.Vendimi i tij u mor pas disa letrave që i kishte dërguar Vetëvendosjes për emërimin e një mandatari të ri. VV-ja nuk ishte përgjigjur. Por kjo parti e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese e cila e pezulloi zbatimin e dekretit të presidentit, deri më 29 maj.Në fillim të kësaj jave, rreth 400 aktivistë të Vetëvendosjes u mblodhën para ndërtesës së qeverisë për, siç thanë, bërjen e përgatitjeve për organizimin e një proteste.