Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Velo ishte i shtruar prej disa ditësh në QSUT, pasi vuante nga anemia. Burime për Panorama thanë se organizmin për funeralin e piktorit do e bëjë Bashkia e Tiranës.Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi përmes një postimi në rrjete sociale, ku vlerëson figurën e arkitektit të njohur.Veliaj thekson se Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet.
“Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura që i dha kaq shumë arkitekturës dhe artit shqiptar, pikturës dhe letërsisë.Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes”, shkruan Veliaj.