Rreth 500 institucione arsimore parauniversitare hapën dyert këtë të hënë vetëm për maturantët. Pas 70 ditësh në karantinë, klasat e 12 u rikthyen në shkollë për të përsëritur njohuritë e marra para datës 9 mars.
Për 3 javë, nga 18 maji deri në 5 qershor maturantët do të zhvillojnë 15 orë përsëritje në mjediset e shkollës te dezinfektuara dhe me masa mbrojtëse, maska e doreza.
Veç gjimnazeve, janë vënë në dispozicion të maturantëve edhe shkollat 9 vjecare në mënyrë që të bëhej i mundur respektimi i distancës, në klasa me jo më shumë se 15 nxënës.
Si psh në shkollën 9 vjecare “4 dëshmorët” po zhvillojnë procesin mësimor gjimnazistët e Sami Frashërit.
Për shkak të shtimit të klasave, mësuesit i kanë plotësuar ata të viteve të para dhe të dyta. Drejtoria e përfjithshme e arsimit parauniversitar i tha Top Channel se në proces do të angazhohen mësuesit e lëndëve përkatëse,të cilët kanë dhënë mësim me këta nxënës deri tani si dhe mësues të profilit përkatës, të viteve të tjera. Kategoria e mësuesve të lëndëve te tjera jashtë profilit, sipas drejtorisë arsimore, është thirrur në detyrë të ndihmojë në administrimin e procesit, për të zbatuar me përpikmëri protokollet shëndetësore të covid -19.
Në të gjithë shqipërinë Rreth 1500 maturantë nga 31000 që do u nënshtrohen 4 provimeve të maturës kanë zgjedhur të mos rikthehen në bankat e shkollës por të punojnë individualisht.
Ndërsa në Tiranë, 17 persona, 16 nxënës dhe 1 mësues të klasave të 12-a nuk janë lejuar të ndjekin mësimin, pasi temperatura u ka rezultuar më e lartë se 37.5. Numri më i lartë ishte në shkollën e mesme Qemal Stafa, me 11 nxënës dhe 1 mësues. Me pas gjimnazi sinan tafaj me 4 raste , e 1 nxënës te Sami Frashëri.