Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, Bujar Asqeriu, i pyetur se pse kohët e fundit është larguar dhe ka qendruar në hije në lidhje me debatin për teatrin, tha se ky ka qenë një vendim i tiji pas shumë fyerjeve dhe kërcënimeve të shumta.Ai tha se kurrë nuk ka qenë me Aleancën për Teatrin pasi sipas tij, ata shkojnë dhe trokasin në dyert e partive për mbështetje.

Unë s’kam qenë asnjëherë me Aleancën për Teatrin. Unë kisha mendim tjetër. Unë s’kisha pse t’i merrja dorën partive politike. Ata shkojnë e trokasin nëpër dyert e partive, unë s’kam punë me partitë, por me artistët. Teatrin e mbron Aurel Plasari, Maks Velo, Fatos Lubonja. E pse s’i merrni mendim këtyre mendjeve të ndritura? E ka thënë vetë Faik Konica, që ne jemi e keqja e Shqipërisë“, tha Asqeriu për gazetaren Nisida Tufa në news24.