Një tërmet i fortë tronditi Kretën këtë pasdite. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një magnitudë 6 të shkallës Rihter.
“Protothema” shkruan se lëkundja u regjistrua 120 kilometra në jug-juglindje të Arvi. Thellësia fokale është regjistruar në 10 km. Nuk raportohet ende për dëme materiale apo në njerëz.