Janë 20.5 milionë amerikanë që kanë humbur vendet e punës gjatë prillit prej pandemisë por Presidenti i tyre, Donald Trump ka bërë një premtim të madh para zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.

Trump thotë se të gjithë amerikanët që kanë humbur punën do të rikthehen pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë atë që do të vijë, madje më të mirin që mund të ketë.

Në total janë 33 milionë amerikanë që kanë humbur vendet e punës dhe brenda prillit humbi rritja e një dekade të SHBA. Po ashtu një papunësi e tillë nuk ishte regjistruar prej ‘Depresionit të Madh’ të fillimit të viteve ’30.