Kryebashkiaku Erion Veliaj mblodhi online Këshillin Bashkiak të Tiranës sot pak para protestës tek Teatri për të prezantuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar.”Një prezantim i detajuar për Këshillin Bashkiak lidhur me projektin e Teatrit të Ri Kombëtar. Patëm një votim unanim me 60 vota për ecjen përpara të qytetit tonë. Njerëzit janë zgjedhur për të marrë vendime të vështira. Nëse do të kishin qenë të lehta do i kishin marrë të tjerët para nesh, Basha. Nuk është e lehtë të zgjohesh në mëngjes me mallkime. Ishte një vendim i vështirë, por i drejtë.Në terma të përgjithshëm bëhet fjalë për një tetar 8930 m2, pra janë trefish krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë.
Do të kemi 4 salla, një qendrore, një sallë më të vogël me 150 vende, një të dytë 350, një auditor të hapur në taracë, si tetarë veror me 380 vende. Skena do të jetë 630 m2. Ambientet ndihmëse për aktorët, do të jenë 520 metra katrorë” tha ai.