Erdhi te Partizani si një ish-lojtar kam pion dhe pa mbushur akoma një vit kalendarik u largua si trajner kampion.
Nëse 12 maji i 2019-ës do të mbetet i paharruar për të gjithë familjen e kuqe, pasi matematikisht morën kampionatin pas fitores në derbi, për Skënder Gegën 26-ta do të mbetet një shifër e paharruar.Si sot një vit më parë, pikërisht më 26 maj, Partizani i jep fund pritjes 26-vjeçare duke rikthyer titullin kampion.E kush më mirë se një pjesëtar i familjes së kuqe, Skënder Gega, mund ta realizonte këtë sukses.U krijua një imazh fals për nisjen e një cikli triumfues duke kopjuar disi Skënderbeun, pasi si një rrufe në qiell të hapur, pas 6 ditësh Gega dhe klubi shpallin “divorcin”.Kjo ndarje ka plot mistere brenda, ndonëse nën zë të gjithë e dinë të vërtetën, por protagonistët në heshtje e kanë justifikuar: largim për arsye familjare.
Kjo gjë u përsërit sërish nga trajneri Gega në intervistën e dhënë enkas për “Panorama Sport” për të kujtuar 26 majin e vitit të kaluar kur Partizani zyrtarisht ngriti trofeun e 16-të si kampion i Shqipërisë. Në rrëfimin e tij ish-trajneri i kampionëve sërish tregohet i kujdesshëm, duke shmangur polemikat. Për atë rëndësi ka vetëm kujtimi i suksesit. Gjithsesi, në kontekstin e fjalëve lë të kuptosh diçka.
Kur i referohet humbjes së fundit në derbi, 5-1, ai pohon se duhet analizuar e marrë përgjegjësia, që Partizani të mos i përsërisë bardheblutë. Ishtrajneri shmang polemikat edhe kur pyetet për debatin e krijuar mes dy klubeve rivale të kryeqytetit para viteve ’90, por pranon çmendurinë që bëri FSHFja pas kthimit nga Portugalia duke dhënë dënim mbi dënimin për Partizanin. Ai pohon se kurrë nuk ka pasur oferta nga Tirana për stolin, ndërsa kur e pyet për një rikthim te Partizani ai përgjigjet: “Jam trajner në Jordani”.
Si e kujton Skënder Gega 26 majin e vitit të kaluar, kur mori fund pritja 26-vjeçare e Partizanit për të dalë kampion?26 majin e kujtoj si një nga ditët me të bukura të karrierës sime në futboll. Ishte një ëndërr që u realizua pas 26 vitesh. Një ditë që do të ngelet e veçantë për mua dhe për të gjithë familjen e kuqe.
Ju ka shijuar më shumë sigurimi matematik i titullit në derbi apo 26 maji kur ngritët lart trofeun?Absolutisht e rëndësishme ishte që e siguruam 3 javë para se të mbyllej kampionati me 13 pikë larg ndjekësit më të afërt dhe shpallja matematike në derbi ishte një ndjesi e papërshkruar. Por kur e ngre trofeun, ndihesh krenar.
Sot 1 vit pas atij suksesi të madh, çfarë mendoni se keni bërë mirë dhe jo mirë me Partizanin gjatë sezonit 2018-2019?Fakti që dolëm kampion nuk do të thotë që kemi qenë absolutë dhe të pagabueshëm. Kam pasur kohën e mjaftueshme të bëj një analizë të hollësishme. I jam shumë mirënjohës atij grupi lojtarësh që punuan dhe luftuan për të arritur suksesin. Mendoj se ka qenë përgjegjësia ime si teknik që të marr të gjitha vendimet dhe për të besuar në idetë dhe filozofinë time për të ndërtuar një mënyrë loje, duke iu përshtatur atij grupi lojtaresh me cilësitë e tyre.
Dhe këtë nuk është se e ke të shkruar në kontratë, por është përgjegjësia e trajnerit. Nuk janë të mjaftueshme vetëm marrëdhëniet e mira që krijuam mes nesh, por mënyra se si i zgjidhëm ndeshjet. Besoj se kam bërë më të mirën e mundshme për të udhëhequr atë grup dhe për ta çuar drejt suksesit. Kam pasur bashkëpunim dhe mbështetje të madhe nga të gjithë, duke filluar nga presidenti Demi.
Pas ngritjes së trofeut si trajner kampion më 26 maj 2019, a e kishit menduar se pas 6 ditësh nuk do të ishit më pjesë e Partizanit?Në sport dinamika e ngjarjeve është më e shpejtë se në gjërat e tjera. Shpeshherë vendimet merren në një kohë të shkurtër.
A menduat se pas atij suksesi historik që arritët vjet si trajner i “demave të kuq”, Partizani do të niste një cikël si ai i Skënderbeut për të fituar disa tituj radhazi?Nuk e di nëse mund të kishte një ngjashmëri me ekipin e Skënderbeut, por jam i sigurt që duhet të jesh kokulur, të punosh fort për të pasur vazhdimësi. Partizani i ka të gjitha mundësitë.