Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë momentin shokues ku disa adoleshentë tërheqin zvarrë një efektiv policie.Ngjarja ka ndodhur në një park në Byfleet Uest të Britanisë së Madhe.Polici u komunikoi djemve se nuk mund të qëndronin aty për shkak të masave kundër koronavirusit, por ata jo vetëm që nuk iu bindën, por e sulmuan.
Në një deklaratë, policia u shpreh: Ne jemi të vetëdijshëm për komentet në mediat sociale dhe për një video që po qarkullon, në lidhje me sulmin e një prej oficerëve tanë këtë mbrëmje në Parkun Byfleet Uest.Mund të konfirmojmë që në orën 7:40 të mëngjesit, morëm një thirrje në lidhje me një grup të rinjsh të cilët kishin shkelur rregullat e distancimit social për parandalimin e Covid-19. Ne dërguam një oficer dhe u sulmua nga një grup të rinjsh.Polici është dërguar në spital me lëndime të lehta në dorë dhe kokë, dhe tre persona u kapëndhe arrestuan.