Protesta e pasdites pranë vendit ku ndodhet Teatri Kombëtar ka degjeneruar në sherr ku dy protestues kanë goditur me grushte një efektiv Policie.

Video-ja e mëposhtëme tregon momentin kur dy të rinjtë qëllojnë efektivin i cili është për të ruajtur rendin. Fiks në të njëjtin vend Kryemadhi dhe Basha janë ulur këmbëkryq të rrethuar nga militantë në shenjë revolte ndaj prishjes së Teatrit të Vjetër dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. (Lexo.al)