Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka inspektuar në këmbë projektin e Unazës së Vjetër të qytetit, që do të rehabilitohet tërësisht. Subashi i shpjegoi kryeministrit se janë kryer kanalizimet, do shtrohen trotuaret dhe fasadat, si dhe do të ketë mini-sheshe të vogla për banorët e pallateve.
Rama: E lehtëson trafikun?
Subashi: Po e lehtëson trafikun iu jep shumë zhvillim edhe bizneseve. Afati për përfundimin është në nëntor, por besoj që përfundon deri në shtator sepse edhe gjatë kësaj periudhe këta e kanë vazhduar punënë.
Rama: Mbusheni me lule me shkurre
Subashi: Po, po se e mbajnë ato