Është shoqëruar me debate të forta përballja live në emisionin “Real Story”, në News24, mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Alfred Lela, i cili prrtendon se u dhunua nga policia, gjatë protestës së 17 majit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Kryeministri Rama i tha gazetarit Lela se nuk është dhunuar aspak por perkundrazi policia bëri detyrën por nga ana e tij, gazetari vijoi me një veprim të pahijshëm, hoqi pantallonat live në emision në orën 9 të darkës dhe i tregoi nje shenje te këmbët.