Me shtimin flotës së mjeteve elektrike në kryeqytet, janë gati edhe vijëzimet e reja ekologjike. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë punuar gjatë ditëve të fundit për të bërë të mundur realizimin e sinjalistikës horizontale, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugë.
Teksa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto nga vijëzimet e reja në rrugët e kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se me përdorimin e mjeteve elektrike, sigurohet edhe një jetesë me e shëndetshme për qytetarët.
“Në Tiranë ndjekim gjithmonë shembujt më të mirë. Me shtimin e flotës së mjeteve elektrike janë gati edhe vijëzimet e reja ekologjike. Një jetesë e shëndetshme me ajër të pastër, por edhe krijimin e lehtësirave, për ata që përdorin mjete me zero ndotje në mjedis”, shkruan Veliaj.
Bashkia e Tiranës i ka bërë vijëzimet e reja nëpër kryqëzimet kryesore të qytetit.