Ish- kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se LSDM nuk do zgjedhje pa VMRO- DPMNE e cila është partia kryesore opozitare.
Zaev thotë se do një marrëveshje për një datë sa më shpejt për zgjedhjet e parakohshme por propozimet nga opozita nënkuptojnë se nuk i duan.
Në fakt, opozita propozon që zgjedhjet të mbahen në fillim të shtatorit ose fund të gushtit, me kalimin e pandemisë, por LSDM e Zaev i do që në qershor.
‘’Nuk ka asnjë problem të ulemi dhe të bisedojmë me qëllim që të arrihet marrëveshje. Propozimet për zgjedhje në fund të muajit gusht ose fillimi i shtatorit nënkuptojnë propozime për të mos pasur zgjedhje. Neve nuk duam zgjedhje pa opozitën, por VMRO-DPMNE-ja do të gjendet në listën zgjedhore. Pjesa më e madhe e procesit përgatitor ka përfunduar dhe pas gjendjes së jashtëzakonshme vijojnë afatet zgjedhore – tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.’’- tha Zaev.