Ministrja e Arsimit, Besa Shahini reagon për zgjedhet në universitet dhe i përgjigjet opozitës.

Sipas saj, zgjedhjet pa studenë nuk mund të quhen zgjedheje të mirëfillta prandaj u vendos të shtyhen sipas propozimeve të vetë studentëve në koordinim edhe me Presidentin, Ilir Meta.

STATUSI I PLOTE
Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.
Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim.