Ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillojë mbledhjen e radhës Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, ku priten të jenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës. Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet për për kuotat gjinore, financimin, periudhën zgjedhore dhe teknologjia e informacionit vendosjen e kamerave monitoruese në ambientet e votimit.
Një nga çështjet më të nxehta në këtë mbledhje pritet të jetë depolitizimi i administratës zgjedhore, pasi socialistët e duan të plotë, ndërsa opozita kërkon një sistem miks. Një pikë tjetër e nxehtë është edhe ajo e reklamave në media. Nga ana tjetër, financimi i fushatës zgjedhore është thuajse i dakordësuar mes ekspertëve teknikë.
Ndërkohë palët kanë rënë dakord që zgjedhjet mos të mbahen më në muajin qershor. Socialistët kanë sugjeruar që votimi të bëhet më 14 prill deri në 15 maj, ose 1-13 tetor. Edhe të tjerët kanë rënë dakord me periudhën prill-maj, por kanë shtuar si opsion edhe periudhën nga 14 shtatori deri në 31 tetor.
Palët janë zotuar se Reformën Zgjedhore do ta mbyllin deri më 31 maj të 2020. Paët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë dhe e vetmja që ka dalë kundër është Hajdari. Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare.