Miliona njerëz në gjithë botën mund të vdesin nëse shpërthen një valë e dytë e koronavirusit. Ky paralajmërim vjen nga Organizata Botërore e Shëndetit, përmes doktor Ranieri Guerra, ndihmës/drejtor i përgjithshëm për iniciativat strategjikë në OBSH. Në një deklaratë të premten, ai tha se deri më tani, pandemia është përhapur ashtu siç e ka parashikuar OBSH.
Duke e krahasuar Covid-19 me shpërthimin e gripit spanjoll më shumë se 100 vjet më parë, Guerra tha se pandemia e vjetër, shpërtheu në një valë të dytë më vdekjeprurëse në shtator dhe tetor- kur temperaturat filluan të uleshin.
‘Krahasimi është me grupin spanjoll, virusi u soll ashtu siç po sillet tani virusi i Covid-19, dhe uli virulencën në verë dhe rifilloi në shtator dhe tetor, duke shkaktuar 50 milionë të vdekur gjatë valës së dytë.
Paralajmërimi i tij u përmend edhe nga shefja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Legarde e cila tha: Mund të ketë sigurisht një valë të dytë të rëndë, nëse marrim parasysh çfarë kemi mësuar nga gripi spanjoll’. /Daily Mail/