Mijëra përdorues të Whatsapp janë ankuar për çështjet e privatësisë së fundmi, pasi nuk mund të ndryshojnë një prej opsionëve të privatësisë brenda në aplikacion.
Bëhet fjalë për opsionin “Last Seen”/ (hera e fundit kur një përdorues del online). Përdoruesit kanë vënë re se këtë opsion nuk mund ta ndryshojnë në mënyrë që ti japin akses miqve ose tua heqin atë. Porn ë një mënyrë të çuditshme opsioni ka kaluar automatikisht duke i mohuar të gjithë miqve aksesin për të parë se kur ka qenë hera e fundit që një person ishte online ose jo.