Qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë nesër nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nuk do të mund të bëjnë këtë. Aeroporti ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e datës 18 qershor 2020.
Njoftimi për anulimin e fluturimeve është publikuar në faqen zyrtare të ANP. “Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar”. “Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim.