Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Shkodra ku inspektoi doganën e Hotit ka reaguar për arrestimin e shefit të komisariatit të Fushë Arrëzit me akuzën e përdhunimit duke e cilësuar sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kriminal.“Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Nuk është thjeshte çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror.
Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënimi me vdekje i stërdiskuatuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm. Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masa më të forta.Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarët”, deklaroi Lleshaj nga Shkodra.