Edhe në kushtet e pandemisë globale, shërbimet financiare që lidhen me dërgesat e emigrantëve janë ofruar pa ndalesë në Shqipëri, bëri të ditur Banka Botërore në raportin e publikuar së fundi.
Për të theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë shqiptare dhe për të promovuar rëndësinë e edukimit financiar BB dhe institucionet e linjës do të organizojnë virtualisht edicionin e dytë të aktivitetit “Në kërkim të thesarit”.
Prurjet në para të emigrantët ose remitancat, shënuan rritje edhe gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2020. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të këtij viti remitancat u rritën me 152 milionë euro.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje të lehtë prej 1%, evidenton BSH-ja.
Treguesi i remitancave prej disa vitesh ka hyrë në trend rritës të konsoliduar. Por bankierët shprehen se, tendenca rritëse pritet të ndikohet nga pasojat që COVID-19 ka shkaktuar në ekonominë globale.