Beatrix Ramosaj feston ditëlindjen sot! Këngëtarja shqiptare mbush 26 vjeçe dhe e ka pritur ditëlindjen me njerëzit më të afërm! Në disa pamje të publikuara në Instagram, ajo shfaqet jashtë, në një lokal, me tortën para duke u fryrë qirinjve që mbajnë numrin 26.

Pranë i qëndrojnë miq dhe nëna e saj Antigone Ramosaj, e cila gjithashtu ka uruar vajzën e saj përmes një postimi të ëmbël në Instagram: ” Qika jem Edhe 100 vite te lumtura ❤️????Te dhashte Zoti shume fat dhe shëndet ????Qoft viti yt siq ta don zemra ??❤️Te dua❤️??”!

Festa më pas ka vijuar në shtëpinë e këngëtarës, e cila ka publikuar një foto me një tortë të mbushur plot me qirinj, për të marrë me dhjetëra komente nga artistë të njohur! Dje, Beatrix bëri një reflektim për ditën e fundit si 25-vjeçare dhe gjërat më me vlerë në jetë për të cilat tha se ndihet e bekuar. Krahas fotos ku shfaqet super sek si me bi kini ajo shkruante:

“Sot është 8 qershor, që do të thotë se sot është dita ime e fundit si 25-vjeçare. Nesër bëhem 26 dhe futem në të 20-tat e vona. Viti i fundit ka fluturuar! Kam krijuar disa kujtime fantastike. Koha fluturon kaq shpejt! Thjesht kam reflektuar gjatë këtij viti të fundit me udhëtime dhe ndihem e bekuar për faktin se ku kam arritur mendërisht, shpirtërisht dhe emocionalisht në jetën time! Jam kaq falenderuese! Ju dërgoj shumë dashuri dhe pozitivitet!”- janë fjalët e këngëtares.