Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka mbështetur edhe njëherë listën e Luginës së Bashkuar dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë në zgjedhje.

“PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!” – shprehet Cakaj në reagim.

Më tej, Cakaj thekson se lista e Luginës së Bashkuar gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si pikëfillim i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën.

“Edhe njëherë: Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!

PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!

Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën! Forca vëllezër – bashkimi bën fuqinë”- shkruan Cakaj.