Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ditën e sotme 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serbë.Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se 21 vite ikën shumë shpejt, por kjo ditë e bekuar nuk do të ikë kurrë prej kujtesës kombëtare.

“21 vjet që ikën shumë shpejt nga një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare,” shkruan Rama.